Foto ilustruese

BB përsëri vlerësim për ndikimin e COVID-19 në ekonomi! Fatura e pagave që janë në rrezik rreth 459 milionë euro

5 Qershor 2020, 20:37| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 20:42

  • Share

Banka Botërore vijon ti qëndrojë parashikimit të saj që ekonomia e Shqipërisë do të hyjë në recension në nivelin e 5%. Një rënie të tillë institucioni i lartë ndërkombëtarë e lidh me faktin se vendi është i varur nga turizmi dhe për shkak të lidhjeve të ngushta tregtare që ka me ekonominë italiane të prekur shumë.

Një tkurrje e tillë e ekonomisë së vendit pritet të shoqërohet edhe me rritje të deficitit tregtarë të vendit në 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa borxhi i qeverisë pritet të arrijë në 75.8 % të PBB-së. Sipas të dhënave të Bankës Botërore parashikohet që nga kjo situatë eksportet të bien 25 %, bazuar në më pak aktivitet në turizëm, ekstraktues, dhe prodhimtari, ndërsa importet do të binte me 9.5 %.

Duke marrë parasysh që vendi është edhe në proces rindërtimi ekspertët e Bankës Botërore vlerësojnë se ekonomia do të rritet me 8.8%, e nxitur nga efektet bazë në eksportet, konsumi dhe investimet. Sipas të dhënave të ardhurat tatimore do të tkurren me 25.7% duke sjellë më pak të ardhura në buxhet që mund të detyrojnë qytetarët të ulin shpenzimet dhe konsumin.

Goditjen më të madhe do e marri sektori ekonomik i veshjeve, veçanërisht veshmbathja dhe këpucë, të cilat kanë një pjesë të madhe eksporti. Vetëm gjatë pandemisë kërkesa për veshje ka rënë me rreth 45%. Sipas bankës Botërore fatura finale e pagave që mund të rrezikohen nga pandemia COVID-19, është 459 milion € nga 1.2 miliardë €, pra përbën 38 % të totalit të pagave të Shqipërisë.

Edhe pse aktiviteti ekonomik është gjunjëzuar anketat e zhvilluara nga BB-ja, tregojnë se deri më tani janë hequr nga puna vetëm 11% e të punësuarve nëpër firma, 28% janë lejuar të punojnë nga shtëpia dhe 13% kanë marrë pushimin vjetor.

Nga ana tjetër bizneset në Shqipëri por edhe në Bosnjë-Hercegovinë nuk kanë shumë shpresë për tu rimëkëmbur, pasi shumica prej tyre thonë se pandemia nuk do të zhduket brenda harkut kohor 3 deri në 5 muaj. Pavarësisht problemeve të mëdha me likuiditetin, 69% e kompanive planifikojnë që të përdorin të ardhurat e tyre, ose të ulin kostot në mënyrë që të mbijetojnë dhe vetëm 20% e shohin marrjen e huasë bankare si opsion.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?