BB: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3% këtë vit! Biznesi të heqë dorë nga modelet “demode`”

11 Prill, 16:57| Përditesimi: 11 Prill, 19:39

  • Share

Sektorët dhe burimet që rrisin ekonominë e Shqipërisë duhet të orientohen në fusha të tjera përtej ndërtimit dhe turizmit thotë Banka Botërore, e cila parashikon që këtë rrit rritja ekonomike të jetë 3.3%.

Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë Emanuel Salinas, thekson se kalimi nga niveli mesatar në nivel të lartë kërkon më shumë investim në kapital të kualifikuar e produktivitet.

“Sektori privat në Shqipëria ka një nivel të ulët inovacioni, dhe produktiviteti mbështetet në modele të dala kohe. Kapitali njerëzor është i nënpërdoruar dhe jo i fuqizuar për të ardhur në ndihmë këtij zhvillimi. Është kohë kritike për të vlerësuar burimet e rritjes ekonomike, por shumë prej rritjes ka të bëjë me ndërtimin, konsumin, turizmin, por kjo jo domosdoshmërish sjell vende më të mira pune”, u shpreh Salinas.

Përpos pritshmërive për rritjen ekonomike, rënien e inflacionit në 3% dhe uljes së mëtejshme të varfërisë, përkeqësimi i tensioneve gjeopolitike mund të përmbysë pritshmëritë optimiste.

“Ndër rreziqet e jashtme është eskalimi i mëtejshëm i tensioneve gjeopolitike, ngadalësimi i rritjes globale, rritja e mëtejshme e kostove të financimit apo pengesat në tregtinë rajonale”, tha menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Edhe pse Shqipëria vlerësohet si vendi me rritjen më të shpejtë të punësimit dhe pagave në Ballkan, Banka Botërore gjykon se produktiviteti është i ulët.

“Gjatë vitit 2015-2023, rritja e pagës reale ka qenë pozitive për shumë vende, por rritja e produktivitetit nuk i është përgjigjur pagës reale. Në drejtim të nxitjes së produktivitetit, rritja e pagave të kishte dhe elemente të performancës, të ishte më shumë e bazuar në produktivitet, por kjo është një sfidë që po përballemi”, tha Hilda Shijaku, ekonomiste në Bankën Botërore.

Teksa prezantoi raportin e Rregullt Ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore foli edhe për rekomandimet që ka bërë për skemën e re të pensioneve, të bazuar tek qëndrueshmëria e saj dhe mundësia për të rritur përfitimet e pensionistëve.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?