Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha

Durrës/ Dalin fotot, dy të rinjtë i reklamonin armët online për t'i shitur te grupet kriminale! Skema: Kallashnikovët i transportonin të çmontuar

10 Mars, 21:09| Përditesimi: 10 Mars, 22:16

  • Share

Baza e armatimit e zbuluar një ditë më parë në Durrës shërbente për të furnizuar grupet kriminale.

Report TV siguron fotot e "marketingit" dy të rinjve, Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha, 19 dhe 20 vjeç duke mbajtur kallashnikovë të cilët i reklamonin në rrjetet sociale. Sikurse shihet të rinjtë nuk armët me duar të pa doreze, të pa mbuluar me qese apo mbulesa për të mos lënë shenjat e gishtërinjve.

Të njëjtin kujdes tregonin edhe gjatë momentit kur çonin armën e porositur tek personi i interesuar. Armës i hiqnin shulin dhe fshihnin në pjesë të vjetra makinash më mënyrë që edhe nëse do të kapeshin nga policia ekspertiza të mos e nxirrte armën e rregullt e në këtë mënyrë të mos arrestoheshin për armëmbajtje. Pjesa e hequr e armës i dërgohej në një moment tjetër personit që kishte blerë armën.

Dy të rinjtë u arrestuan një ditë më parë gjatë një afere për shitjen e 4 kallashnikovëve përmes një shitje të stimuluar. Sipas policisë ata shfrytëzonin zonat periferike për të shitur armatime dhe municione sikurse ndodhi edhe ditën që u kapën në flagrancë nga policia e Durrësit.

Brenda në bazën e zbuluar një ditë më parë u gjetën dhe u sekuestruan 4 kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Policia dyshon se në këtë grup ka dhe persona të tjerë prandaj po bëhet një hetim më i thelluar. Ndërkohë që armët janë dërguar në laboratorin qendror për të parë nëse janë përdorur në vepra kriminale apo jo. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahaha: 10/03/2024 23:15

    Paskan ik per shele keta leperat

    Përgjigju
    • Hahaha: 11/03/2024 09:34

      Cke ti se sikin per kollaj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?