Baza e armatimeve në Vlorë, lihet në burg 35-vjeçari Luçiano Deraj! ‘Kyç’ gojën në sallën e gjyqit

10 Mars, 12:22| Përditesimi: 10 Mars, 14:38

  • Share

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest në burg për 35-vjeçarin Luçiano Deraj, i cili kishte kthyer banesën e tij në fshatin Babicë në një bazë armësh. 35-vjeçari ka kyçur gojën para togave të zeza duke mos pranuar të flasë në asnjë moment në sallën e gjyqit. Edhe më herët gjatë marrjes në pyetje, ai nuk ka pranuar të tregojë lidhjet me grupet kriminale apo të japë detaje për origjinën e armëve.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Deraj i shërbente bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera. Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.

Hetuesit kanë dyshime se snajperi i gjetur në bazën e armatimeve në Babicë të Vlorës është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit më 7 janar. Sinomati u qëlluam me një plumb snajperi në kokë, ndërsa policia nuk ka arritur që të gjejë armën e krimit. Ekspertët dyshojnë se ky snajper i zbuluar në bazën e armatimeve është përdorur për vrasjen e tij, ndërsa në mjetin e djegur që u gjet pas ekzekutimit asokohe u gjet edhe një bllok betoni që dyshohej se ishte vendosur për të mbajtur snajperin.

Të gjitha armët dhe pajisjet e sekuestruara do t’i nënshtrohen një ekspertize balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale, përfshirë këtu edhe në vrasjen e Sinomatit.

Në banesë u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?