Bazë armatimesh në Tiranë, Prokuroria do ankimojë vendimin që shpalli të pafajshëm Fatjon Muratin! Ishte objektiv i atentatit në 'Don Bosko'

11 Qershor 2023, 12:07| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 13:00

  • Share

Prokuroria e Tiranës nuk do ta pranojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila shpalli të pafajshëm Fatjon Muratin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje pas zbulimit të një arsenali armësh në dy  banesa në kryeqytet. Burime nga organi i akuzës kanë konfirmuar për Report Tv, se janë në pritje të vendimit të zbardhur të gjykatës për t’iu drejtuar Gjykatës së Apelit.

Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për Muratin, togat e zeza nuk i konsideruan provat për ta dënuar dhe e liruan nga akuza Muratin, ndonëse ndaj tij tashmë ka edhe një  tjetër akuzë ajo e largimit nga vendi i qëndrimit. Murataj u arratis edhe pse ishte në ‘arrest shtëpie’.

Ndërsa për të pandehurin tjetër për armët, Kristian Gjini, Gjykata e dënoi me 7 vite e 6 muaj burg. Për këtë të fundit organi i akuzës kishte kërkuar 12 në qeli. Policia ushtroi kontrolle në dy banesa të marra me qira nga Gjini ku u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë dhe municione të tjera luftarake.

Në një nga kutitë ku mbaheshin armët u zbuluan edhe shenjat e gishtave të Muratit. Në momentin që Murati u arrestua i akuzuar për armëmbajtje ma leje, ai ishte nën shoqërinë e Endrit Dokles dhe kunatit të tij. Më pas Murati u lirua nga gjykata dhe u la “arrest shtëpie”.

Murati i shpëtoi një atentati, të bërë në lokalin në pronësi të tij në zonën e ‘Don Boskos’ ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe u plagosen 6 persona të tjerë. Murati tashmë kërkohet nga policia për largim nga banesa. Pak dite me parë për masakrën e Don Boskos policia dhe prokuroria ka arrestuar një person që ka siguruar targat e makinës së autorëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 11/06/2023 16:05

    Ore o prokurori me sa di un objektivi nuk ka faj , faj ka atentatori por ndoshta kan ndryshu kohet e fundit ligjet se ca spo ndodh ... shkoni kapni kush gjuan neper Tiran e vrasin gra e fmi ate beni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?