Bayern Munchen

Bayerni ‘i falet’ një goli dhe fiton ndaj Freiburgut duke vazhduar kryesimin në tabelë

8 Prill 2023, 19:24| Përditesimi: 8 Prill 2023, 19:25

  • Share

Bayern i Mynihut vijon kryesimin në kampionatin gjerman të futbollit. Bavarezët kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Kampioni në fuqi triumfoi në udhëtim kundër Freiburgut, skuadër e cila e eliminoi ditë më parë nga Kupa e Gjermanisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Europa-Park” përfundoi me rezultatin 0:1. Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Bavarezët” e shënoi Matthijs de Ligt, në minutën e 52-të. Bayerni pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Borussia Dortmundi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?