Bayern ngec në borën e 'Allianz Arena', Chelsea nuk e ndal ecurinë e fitoreve

16 Shkurt 2021, 09:35| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 10:45

  • Share

Bayern Mynchen është ndalur në një barazim 3-3 për llogari të javës së 21 të Bundesligës kundër Arminia Bielefeld. Në Allianz Arena, që u luajt në kushte të pazakonta për shkak të dëborës, miqtë shokuan Bayern Mynchen duke kaluar në avantazh të dyfishtë. Fillimisht Vlap dhe më pas Pieper dërguan skuadrën e Flick me dhimbje kokë në dhomat e zhveshjes.

Më te filluar pjesa e dytë Leëandoëski shkurtoi diferencat me një gol mjaft të bukur, por pa kaluar shumë sekonda Arminia tronditi sërish. Gjithsesi deri në fundin e lojës Tolisso dhe Davies shënuan nga një herë për të marrë barazimin. Kjo ndalesë nuk ndryshon shumë në tabelën e klasifikimit, pasi Bayern vijon të renditet i pari me 5 pikë më shumë se Leipzig-u ndjekës.

Në Premier League Chelsea i Tuchel vijon të impresionojë për mirë. Blutë e Londrës kanë marrë fitoren e katërt radhazi pasi kanë mposhtur 2-0 Neëcastle falë golave të Giroud dhe Ëerner në pjesën e parë. Më këtë rezultat Chelsea është ngjitur në zonën Champions me 42 pikë, po aq sa Ëest Ham i vendit të pestë që mbrëmë mposhti 3-0 Shefiled United.

Ndërkohë në La Liga Atletic Bilbao ka marrë një fitore të bujshme në transfertë kundër Cadiz. Andaluzianët shtangën 0-4 vendasit me ‘dopietën’ e Berenguer dhe golat e Lopez dhe Nunez.

Sakaq në Seria A Verona ka zhytur Parmën, të cilën e ka mposhtur 2-1 me përmbysje. Miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Kucka-s, por një autogol i Grassi-t riktheu shpejt baraspeshën. Me tej rrjeta e Barak i dha fitoren Verona-s, e cila i shkakton një disfatë Parmës që e mban në vendin e parafundit në renditje.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?