Bayern Mynih me objektiv tripletën, trajneri Flick në gjurmët e Heynckes

27 Maj 2020, 12:26| Përditesimi: 27 Maj 2020, 12:28

  • Share

Bayern Mynih mund të fitojë një tripletë titujsh këtë sezon ashtu siç bëri 7 vite më parë. Pesë lojtarë Neuer, Alaba, Boateng, Javi Martinez dhe Muller që ishin në triumfin e 7 viteve më parë janë ende në ekipin bavarez të gatshëm për të përsëritur historinë. Trofeu apo kupa e parë duket sikur është vënë në kasafortë dhe kjo ndodhi mbi të gjitha pas fitores 1-0 ndaj Dortmund. Skuadra e Flick i la pas me 7 pikë rivalët direkt dhe titulli kampion në Bundesligë duket se nuk ka më histori kur duhen edhe 7 ndeshje nga fundi. Ndërkaq në Champions League, Bayern Mynih ka hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale pasi ndeshjen e parë ndaj Chelseat në Londër e ka fituar 3-0 dhe po ashtu në Kupën e Gjermanisë është vetëm një ndeshje larg finales së madhe në Berlin.

Një nga heronjtë e tripletës së titujve në vitin 2013 Bastian Schweinsteiger e shikon ish-ekipin e tij në kushte shumë të favorshme për të përsëritur atë sukses dhe thotë se ekipi i drejtuar nga Hansi Flick mund të bëjë të njëjtën gjë si ai i Jup Heynckes:” Besoj se Bayerni do të jetë kampion. Në Champions e treguan veten dhe kanë të gjitha mundësitë për ta fituar tripletën.Komplimentat e mija edhe për trajnerin Hansi Flick që po e drejton shumë mirë ekipin dhe më kujton shumë Heynckes” e mbyll ish-futbollisti. Hansi Flick e ka bashkuar ekipin që ishte i nadrë nën drejtimin e Niko Kovac dhe ka arritur që kur e ka marrë drejtimin e skuadrës 21 fitore në 24 ndeshje. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?