Bayern Mynih kampion bote për klube, koleksionon trofeun e gjashtë sezonal (VIDEO)

12 Shkurt 2021, 10:15| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 11:46

  • Share

Bayern Mynih është kampioni i botës për klube. Viti 2020 është për t’u mbajtur mend për skuadrën bavareze pasi ka fituar 6 trofe dhe ka arritur rekordin e Barcelonës të vitit 2009-të.

Në Doha djemtë e Hansi Flick kanë fituar 1-0 finalen e Botërorit të klubeve duke mposhtur meksikanët e Tigres falë një goli të mbrojtësit Pavard kur kishte kaluar një orë lojë. Goli fillimisht u anulua dhe më pas u akordua me sistemin VAR. 

Për Bayernin ky është triumfi i katërt në Botërorin e klubeve pas atyre të arritur në vitet 1976, 2001 dhe 2013-të. Bayerni është gjithmonë e më shumë në historinë e futbollit botëror.

Skuadra kryeson edhe kampionatin gjerman në kërkim të titullit të radhës ndërsa më i miri u shpall Leëandoëski. Ndërkaq në vend të tretë botërorin e klubeve e mbylli Al Ahly që fitoi me penallti ndaj Palmeiras./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?