Xabi Alonso dhe festa e Wirtz

Bayern Munich për turp, Heidenheim e përmbys 3-2! Leverkusen vijon rekordin dhe 'prek' titullin në Bundesligë, i duhen dy pikë

6 Prill, 17:34| Përditesimi: 6 Prill, 18:26

  • Share

Bayer Leverkusenit i duhen edhe dy pikë në gjashtë ndeshjet e mbetura për të siguruar titullin kampion të këtij sezoni në Bundesligë. "Aspirinat" e Xabi Alonsos fituan 0-1 kundër Union Berlin në kryeqytet, duke vijuar me rekordin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon. Leverkusen iu fal golit të Wirtz nga penalltia në pjesën e parë.

Për të dërguar Leverkusenin me një "dorë" te titulli i parë kampion në histori, "menduan" rivalët e Bayern Munich që u turpëruan 3-2 nga Heidenheim. Në udhëtim bavarezët shënuan dy gola në pjesën e parë me Kane dhe Gnabry, për t'u përmbysur nga Sessa dhe dopieta e Kleindienst në fraksionin e dytë.

Mainz dhe RB Leipzig fituan me goleada, ndërsa Leverkusen me 76 pikë prin renditjen, 16 pikë më shumë se Bayern Munich.

Bundesliga, raundi 28-të:

E shtunë - 15:30

Koln 2-1 Bochum

Freiburg 1-4 Leipzig

Heidenheim 3-2 Bayern Munich

Mainz 4-0 Darmstadt

Union Berlin 0-1 Bayer Leverkusen

Renditja:

Ora 18:25
VIDEO/ 'Fiksimi' i Sylvinhos, Brajan Gruda shënon në Bundesligë


Mainz fitoi këtë të shtunë 4-0 kundër Darmstadt për raundin e 28-të në Bundesligën e futbollit. Një nga golat e ndeshjes u shënua nga Brajan Gruda, anësori i sulmit të vendasve. Duhej minuta e 60-të që shqiptari të gjendte rrjetën dhe ta dërgonte në dy numrin e golave këtë sezon.

19-vjeçari është pjesë e moshave U-21 të Gjermanisë dhe drejtuesit e kombëtares shqiptare e kanë në plane. Për të Sylvinho ka një simpati të madhe duke shkuar edhe në stadium disa javë më parë për ta ndjekur nga pranë.

Me vlerë 9 milionë euro në treg, duhet punë që kuqezinjtë të bindin një nga talentet e sulmit.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?