Bayern Munich

Bayern Munich jashtë 'shinave', Kimmich pranë grushteve me ndihmësin e Tuchel

20 Shkurt, 19:54
  • Share

Tre humbje radhazi janë shumë për një klub si Bayer Munich. Leverkusen, Lazio dhe së fundmi Bochum morën fitore kundër bavarezëve, çka ka bërë që klima në klubin më të titulluar në Gjermani mos jetë e qetë.

Në fund të ndeshjes së humbur me Bochum, siç raporton “Bild”, ka pasur një përplasje të tensionuar mes Joshua Kimmich dhe Zsolt Low, zëvendësit të trajnerit Thomas Tuchel.

Për të shmangur konfliktin fizik mes të dyve ka ndërhyrë kapiteni Manuel Neuer. Marrëdhënia mes trajnerit dhe disa “senatorëve” tani është thyer në mënyrë të pariparueshme.

Siç zbulohet nga Lothar Matthaus, tashmë komentator i “Sky Deutschland”, disa lojtarë janë në mosmarrëveshje me stafin. Mes tyre, përveç Kimmich, edhe Muller, Goretzka e De Ligt.

Në garë për të kaluar në çerekfinalet e Champions edhe pse humbën 1-0 me Lazion në ndeshjen e parë dhe sigurisht në ndjekje të Leverkusenit kryesues, te Bayern Munich do duhet të kapërcejnë këtë klimë dhe të ecin para, me klubin që konfirmoi Tuchel.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?