Granit Xhaka

Bayern Munich bën për 'aspirina' Leverkusenin, i ofron kontratë Granit Xhakës

2 Qershor 2023, 14:07| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 14:08

  • Share

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka raportohet se ka një ofertë të dytë nga Gjermania, me gjigantët e Bayern Munich që kanë bërë 'përparime konkrete' për objektivin e Bayer Leverkusen.

Pas një karriere shtatë vjeçare në "Emirates", duket se Xhaka më në fund mund të thotë lamtumirë këtë verë. Mesfushori ka pasur një "marrëdhënie të komplikuar" me klubin dhe tifozët gjatë viteve. Atij iu hoq shiriti i kapitenit në vitin 2019 pas një përballje me tifozët, në një nga pikat më të ulëta të karrierës së tij.

Duket se sezoni që lamë pas ishte më i miri i Xhakës, që fitoi sërish dashurinë e tifozëve me paraqitjet e tij. Xhaka shënoi shtatë gola dhe dha shtatë asistime në kampionat, me Topçinjtë që përfunduan në vendin e dytë.

Pas paraqitjes së mirë, Xhaka duket se ka marrë admirimin e Tuchel, me Bayern Munich që është vënë pas tij. Duket se Leverkusen në Bundesligë do ketë një rival të fortë, me Xhakën që më herët ka luajtur për Gladbach.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?