Bayern Munchen gjatë ndeshjes me ekipin e Borussia Monchegladbach.

Bayern Munchen nuk ul ritmin, “shuplakë” M’Gladbachut

14 Prill 2018, 21:02| Përditesimi: 14 Prill 2018, 21:06

  • Share

Bayern Munchen nuk ka ulur aspak ritmin në Bundesligë, edhe pse një javë më parë mori titullin kampion. Pavarësisht se nuk ishin yjet e ekipit, bavarezët përmbysën dhe fituan 5-1 ndaj Borussia Monchegladbach. Drmiç në minutën e 9-të kalon në avantazh miqtë në “Allianz Arena:. Por siç duket ky gol zgjoi “luanin nga gjumi”. Wagner në fundin e pjesës përmbys në 4 minuta me dy golëshin e tij.

Në pjesën e dytë vijnë edhe 3 gola të tjera për vendasit, teksa shënuan Alcantara, Alaba dhe Lewandowski. Bayern Munchen është e vetmja skuadër në Europë që mund të fitojë tripletën. Vidal, Ribery, Robben e të tjerë ishin pushim nga trajneri Heynckes.

Ai tashmë ka 1034 ndeshje si lojtar dhe trajner në Bundesliga. Një legjendë e gjallë tekniku i Bayern, që me shumë mundësi po kalon momentet e fundit në kampionatin gjerman. Me këtë fitore Bayern vazhdon të respektojë kampionatin megjithëse ka fituar titullin javën e fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?