Harry Kane

Bayern e nis me goleadë Bundesligën, ndaj Werder shënon edhe Kane

19 Gusht 2023, 10:31| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 10:35

  • Share

Mbrëmë ka nisur edicioni i ri i Bundesligës nën shenjën e kampionëve në fuqi Bayern Mynih.

Bavarezët fituan thellë në transfertë 4-0 ndaj Werder Bremen.

Pas humbjes në Superkupë skuadra e Tuchel bëri mirë në kampionat ku dy gola shënoi Leroy Sane. Me gol e nisi edhe blerja e re Harry Kane ndërsa llogaritë i mbylli talenti Tel.

Pak ditë më parë Bayern Mynih humbi ndeshjen e Superkupës ndaj Leipsik me rezultatin 3 – 0. Sot luajnë pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së parë në kampionatin gjerman ku në 18:30 Dortmund pret Keln.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?