Bayern duke festuar një prej golave kundër Augsburg

Bayern dhe Dortmund bëjnë detyrën në Kupë! Monza eliminon Udinese-n, peshkon Juven në turin tjetër (VIDEO)

20 Tetor 2022, 10:08| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 10:56

  • Share

Nuk ka surpriza. Bayern Mynchen e Borussia Dormund kalojnë pa probleme në 1/8 e Kupës së Gjermanisë. Bavarezët fituan 5-2 në transfertë ndaj Augsburg ku spikati sulmuesi Choupo-Moting që shënoi dy gola ndërsa nga një herë e tundën rrjetën Kimmich, Musiala e Davies. Skuadra e Nagelsman vijon formën e mirë të kampionatit edhe në Kupë.

Edhe Dortmundi avancoi pa probleme të mëdha për në 1/8 pasi mundi Hannover 2-0.  Një autogol I vendasve dhe penalltia e shndërruar në gol nga Jude Bellingham vendosën fatin e takimit. Më tej avancuan edhe Shtutgrt, Freiburg e kryesuesit e Bundesligës Union Berlin.

Në Kupën e Italisë një ndeshje e “çmendur” u zhvillua në stadiumin Dacia Arena ku Monza fitoi 3-2 ndaj Udineses dhe kualifikohet në fazën e 1/8 ku përballë do të ketë Juventusin. Golin vendimtar për skuadrën e Berlusconit e shënoi sulmuesi Petanja.

Parma mundi në shtëpinë e saj Barin 1-0 dhe në fazën tjetër do të përballet me Interin ndërsa Spezia mundi 3-1 Brescia dhe I dhuroi vetes një sfidë ndaj Atalantës në 1/8.

 

 

 
 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?