Bayern 'asfalton' Interin, Napoli 'çmonton' Liverpool-in! Lewandowski i papërmbajtshëm në Champions, fiton edhe Tottenham

8 Shtator 2022, 09:52| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 14:28

  • Share

Bayern Mynih e ka nisur sezonin në Champions League duke shkëlqyer pavarësisht se përballë kishte Interin. Sfida më e shumëpritur e së mërkurës përfundoi 0-2 në favor të gjermanëve, të cilët realizuan fillimisht me Sane dhe më pas një autogol i italianëve. Përveç fitores pa shumë vështirësi bëri përshtypje mungesa e dëshirës për të luajtur te Interi, pasi skuadra e drejtuar nga Inzaghi u pajtua herët me humbjen.

Sfida tjetër e këtij grupi mes Barcelonës dhe Plzen përfundoi me shifrat tenistike 5-1. Protagonist absolut ishte Leëandoëski me ‘tripletë’, ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Kessie dhe Ferran Torres.

Surpriza më e madhe e mbremjes erdhi nga Napoli, që çmontoi 4-1 nënkampionët e Anglisë, Liverpool-in. Në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ ndeshja u zhbllokua që në minutën e 4 nga Zielinksi, ndërsa më pas nga pika e bardhë gaboi Osimhen. Gjithsesi më pas skuadra e Spalletti-t korigjoi duke realizuar edhe 3 herë të tjera me Anguissa-n, Simeone-s dhe sërish Zielinskin. Golin e flamurit për ekipin e Jurgen Kloop e realizoi Diaz. Në sfidën tjetë të grupit A Ajax shkatërroi 4-0 Rengers.

Në grupin B Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Portos me të tre golat që u realizuan pas minutës së 90, ndërsa Club Brugge mori 3 pikët me rezultatin 1-0 kundër Bayern Leverkusen. Në grupin D Tottenham-i i Contes fitoi pastër 2-0 kundër Marseille-s, ndërsa Sporting ia doli me shifrat 0-3 në transfertë kundër Eintracht Frankfurt.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?