Festa e Leverkusen

Bayer Leverkusen me hap kampioni, fiton 1-2 në udhëtim! Dortmund ndalet nga Wolfsburg

17 Shkurt, 21:35| Përditesimi: 17 Shkurt, 21:37

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi pesë ndeshjet e radhës për javën e 22-të. Bayer Leverkusen s'e pati të lehtë në udhëtim, por fitorja 1-2 kundër Heidenheim i mban sërish në vendin e parë së bashku me rekordin si skuadra e pathyeshme në Europë. Frimpong dhe Adli shënuan për djemtë e Xabi Alonsos, teksa shkurtoi Kleindienst te vendasit për ta bërë fundin sa më dramatik.

Në "Volkswagen Arena", Wolfsburg ndali në barazimin 1-1 Dortmundin. Fullkrug shënoi pas vetëm tetë minutave lojë te verdhezinjtë, para se Gerhardt në të 64 minutë të vendoste ekuilibrat.

Leverkusen me 58 pikë mban kreun e klasifikimit, ndjekur nga Bayern Munich me një ndeshje dhe tetë pikë më pak. Dortmund me 41 pikë ndodhet në vendin e katërt që të dërgon në Champions.

Bundesliga, java 22:

Darmstadt 1-2 Stuttgart

Heidenheim 1-2 Bayer Leverkusen

Hoffenheim 0-1 Union Berlin

Mainz 1-0 Augsburg

Wolsfburg 1-1 Dortmund

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?