Batuta dhe momente pikante! Njihuni me 80-vjeçarin nga Shkodra dhe trinjakët e talentuar të familjes Suka

1 Nëntor 2023, 20:18| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 16:48

  • Share

Tingujt e çiftelisë dhe lahutës e kanë shoqëruar që në fëmijëri Ndue Gjergj Sukën.

Në kohën e lirë, 80 vjeçari merret me gdhëndjen e tyre, por një pjesë të ditës ia merr dhe telefoni.

“Telefonin di ta përdor në të tëra mënyrat. Shoh lajme, këngë, filma. I vjetër jam, por di ta përdor. Humb kohën duke çuar mesazhe, fotografi”, shprehet ai.

"Që në vitet 60-të kam gdhendur çifteli dhe lahuta.Mund të punoj dhe 10 vjet me to, pastaj kur të bëj 90 vjeç se di ku do jem”, thotë ndër të tjera.

Ka 25 nipër e mbesa, por trinjakët janë lezeti i shtëpisë. Çdo ditë në këtë familje, muzika është prezente. Elizabeta luan në piano, Emanueli i bie çiftelisë, violincelit, lahutës dhe pianos ndërsa Emanuela violinës.

Për më shumë ndiqni videon e emisionit të plotë. Emisioni “Një nga ne” transmetohet çdo të mërkurë ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

Ora 20:49
Ka 25 nipër e mbesa, prek gjyshi nga Shkodra: Nuk e kam shijuar rininë

 

I ftuar në emisionin “Një nga ne” në Report Tv ka qenë Ndue Gjergj Suka, banues në fshatin Dobraç i Ri në Shkodër. Në rrëfimin e tij ai vë theksin tek jeta e vështirë që ka bërë.

“Kam punuar gjithë jetën, kam bërë punë të rënda. Nuk e kam shijuar rininë. Tani jetojnë më mirë fëmijët”, tregon 80 vjeçari.

 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?