Foto ilustruese

Baste online dhe prerje e paligjshme e pyjeve, arrestohen 3 persona në Korçë! Një tjetër nën hetim

4 Nëntor 2023, 09:18| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 09:46

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës për vendosjen e basteve sportive dhe prerjen e paligjshme të pyjeve.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘’Basti I fundit’’, në pranga kanë rënë 58 vjeçari P.J dhe 61 vjeçari Y.K të cilët u kapën në lokalin e Y.K teksa vinin baste sportive online me anë të celularit.

Gjithashtu, policia ka arrestuar 37 vjeçarin me iniciale D.H i cili është kapur duke transportuar një sasi drush të prerë në mënyrë paligjshme. Po ashtu nisi hetimi për 62 vjeçarin M.M. Policia ka sekuestruar  automjetet e të dy personave.

Ndërkohë  materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?