Tirana me trofeun e Kupës

Basketboll/ Tirana fiton me diferencë ndaj Besëlidhjes dhe ngre trofeun e 20-të të Kupës së Shqipërisë

20 Janar, 21:41| Përditesimi: 20 Janar, 21:42

  • Share

Tirana në basketboll për meshkuj është fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin 2024. Bardheblutë e Erkand Karaj mposhtën me diferencë 91-74 Besëlidhjen, duke dominuar në parketin e sallës "Feti Borova" në kryeqytet. Djemtë bardheblu ulin nga froni Teutën, që ishte deri më sot fituese e Kupës.

Finalja e Kupës ka qenë një ndeshje e komanduar nga Tirana, që u shkëput 23-18 pas periodës së parë, diferencë që u thellua edhe më shumë në 10-minutëshin e dytë. Gjysma e parë e takimit u mbyll 49-35 për Tiranën.

Ky avantazh e bëri më të lehtë lojën e Tiranës, që arriti të menaxhonte avantazhin, duke kontrolluar përpjekjet e Besëlidhjes. Në fundin e sfidës diferenca u thellua edhe më shumë, me Tiranën që fitoi 91-74.

Tirana është ekipi që e ka fituar më shumë trofeun e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, plot 20 herë. Partizani ndjek me 15 trofe në këtë event. Veç kësaj, Tirana ka edhe 21 tituj kampion të ligës dhe nëntë trofe të Superkupës, duke qenë skuadra më e titulluar në basketbollin e meshkujve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?