Basketboll/ 'Thyhet' Partizani, vajzat e Flamurtarit kampione të Shqipërisë

3 Maj 2023, 09:33| Përditesimi: 3 Maj 2023, 16:18

  • Share

Kategoria e Parë në basketboll për femra ka mbyllur sezonin play-off, duke mësuar edhe skuadrën fituese në elitën e koshit shqiptar. Me fitoren 73-80 në "Asllan Rusi" kundër Partizanit, Flamurtari i vajzave mban kurorën e kampiones dhe për të 25 herë ngre këtë trofe në vendin tonë.

Në ndeshjen e katërt mes tyre të finalave, vajzat e drejtuara nga Elona Hasanaj kanë dominuar takimin, teksa e dërguan serinë në 3-1 për të merituar titullin kampion.

Në kryeqytet, perioda e parë u mbyll 23-18, teksa edhe e dyta foli për vlonjatet, 16-29. Në periodën e tretë vlonjatet krijuan epërsi të thellë duke fituar 15-20, teksa e katërt 19-23.

Me rezultatin e përgjithshëm 73-80 në finale dhe 3-1 me ndeshje të përgjithshme, Flamurtari i vajzave është kampione e Shqipërisë për këtë sezon në basketbollin shqiptar.

S.DH//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironsi: 03/05/2023 10:43

    Partizoni mund te fitonte po t'kishte investu qe Klubin e Flamurtarit t'ja jepnin Sinan idrizit te futbollit. E falimenton vete ai pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?