Moment nga ndeshja

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

26 Prill, 12:24| Përditesimi: 26 Prill, 12:25

  • Share

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj është në fazën play-off të gjysmëfinaleve. Në takimin e parë Teuta fitoi 103 - 73 kundër Vllaznisë, duke dominuar takimin në të gjitha periodat.

Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" vendasit e Nikola Milatovic e nisën çerekun e parë me fitoren 25-18, për të vijuar me 29-15 dhe më pas 24-19. Në çerekun e fundit Teuta fitoi sërish 25-21 për rezultatin final 103-73, për një fitore me tridhjetë pikë diferencë.

Më i miri në fushë ishte Patrick Bacon i Teutës me 34 pikë, teksa te durrsakët Jay Thompson shënoi 20 pikë. Te Vllaznia 21 pikë shënoi Craig Lamont Saab. Pritet që në ndeshjen e kthimit në Shkodër Vllaznia të reagojë, ndryshe do jetë Teuta që do shkojë në finale. Për t'u përmendur se në gjysmëfinalen tjetër Besëlidhja fitoi kundër Tiranës.

Gjysmëfinalet:

Ndeshjet e para

Besëlidhja 94-84 Tirana

Teuta 103-73 Vllaznia

Ndeshjet e dyta

Tirana - Besëlidhja

Vllaznia - Teuta

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?