Festa e Besëlidhjes

Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë

25 Prill, 11:55| Përditesimi: 25 Prill, 11:56

  • Share

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj është në gjysmëfinalet play-off, që do vendosin edhe dy skuadrat që do luftojnë për titullin kampion në finale.

Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" Besëlidhja fitoi 94-84 kundër Tiranës, në një ndeshje emocionuese që u vendos në çerekun e fundit. Perioda e parë foli për Besëlidhjen që siguroi suksesin 23-19, teksa Tirana u përgjigj në çerekun e dytë me 25-30,  për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi 48-49.

Në çerekun e tretë Tirana fitoi 24-25 për dy pikë epërsi. Lezhjanët e Afrim Bilalit u 'zgjuan' në dhjetë minutat e fundit dhe fituan 22-10 për ta mbyllur gjithë takimin 94-84 dhe marrë epërsinë për ndeshjen e kthimit.

Blake Charles Marquardt ishte më i miri te Besëlidhja me 20 pikë, ndjekur nga Julian Hamati me 18 pikë dhe Alexander Cary Caldwell me 16 pikë. Te Tirana shkëlqyen Gerard Deangelo Davis me 29 pikë dhe Jordan Xavier Donald Robinson me 23 të tilla, por pa ndihmuar ekipin.

Gjysmëfinalet:

Ndeshjet e para

Besëlidhja 94-84 Tirana

Teuta - Vllaznia

Ndeshjet e dyta

Tirana - Besëlidhja

Vllaznia - Teuta

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?