Moment nga ndeshja e parë

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja shumë e fortë për Tiranën, e mund 3-0 dhe siguron finalen

2 Maj, 12:40| Përditesimi: 2 Maj, 12:43

  • Share

Besëlidhja e Lezhës në basketboll për meshkuj është finalistja e parë e fazës play-off dhe kërkon trofeun e kampionatit, duke pasur një ecuri fantastike me 23 fitore në po kaq ndeshjes.

Në gjysmëfinalen e tretë play-off të zhvilluar në "Qazim Dervishi" të Shkodrës, djemtë e Afrim Bilalit nuk e diskutuan suksesin dhe mundën 99-85 Tiranën për ta çuar serinë në 3-0 dhe kështu për të marrë biletën e parë për finalet, duke pritur ecurinë e Teuta - Vllaznia (1-1).

Dueli në Shkodër foli për Besëlidhjen që dominoi në të katërta periodat. Çerkun e parë lezhjanët e mbyllën 28-25 dhe të dytin 21-18 për të shkuar në pushim me gjashtë pikë epërsi.

Edhe në dy periodat e tjera lezhjanët fituan 28-24 dhe 22-18, për rezultatin final 99-85. Tanimë Besëlidhja është në kërkim të trofeut, teksa kujtojmë se seritë e finaleve play-off janë me pesë duele, në bazë të rezultateve.

Faximile e statistikave

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?