Finalistet e turneut

Basketboll femra/ Partizani mposht Tiranën në derbi dhe gjen Flamurtarin në finalen e Kupës së Shqipërisë

17 Janar, 20:31| Përditesimi: 17 Janar, 20:33

  • Share

Partizani - Flamurtari do jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Ky ka qenë verdikti i dy gjysmëfinaleve të zhvilluara pasditen e së mërkurën në Pallatin e Sportit "Flamurtari" në Vlorë.

Vendaset e Flamurtarit mposhtën 74-57 Vllazninë në gjysmëfinalen e parë, duke mos e vendosur në diskutim fioren. Vajzat kuqezi ishin më të sakta në parket, duke kontrolluar lojën.

Në ndeshjen tjetër, Partizani fitoi 79-62 derbin me vajzat e Tiranës dhe për rrjedhojë gjen Flamurtarin. Finalja për të vendosur se cila skuadër do fitojë Kupën e Shqipërisë luhet nesër në 17:00 në Vlorë.

Ndeshjet gjysmëfinale, Vlorë

Flamurtari 74-57 Vllaznia

Partizani 79-62 Tirana

Finalja, e enjte 17:00

Partizani - Flamurtari, në Vlorë

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?