Derbi i vajzave, Tirana - Partizani

Basketboll/ Dy derbit flasin për bardheblutë, Tirana mposht Partizanin te femrat dhe meshkujt

21 Tetor 2023, 21:54
  • Share

Basketbolli në Shqipëri ka vijuar këtë fundjavë me ndeshjet e radhës në kategorinë e meshkujve dhe femrave. Tirana ka mundur Partizanin në derbin e femrave dhe meshkujve.

Në Pallatin e Sportit "Farie Hoti" u zhvillua ndeshja e vajzave, me Tiranën që fitoi 90-87 kundër Partizanit. Ndeshja ishte e luftuar dhe u vendos në shtesë. Derbi nisi mirë për Tiranën, që fitoi çerekun e parë 16-15. Në të dytën vajzat bardheblu thelluan fitoren me suksesin 24-21, teksa fituan edhe periodën e tretë 19-18. Në çerekun e fundit vajzat e kuqe fituan 18-23 duke e dërguar ndeshjen në barazimin 77-77. Më pas në setin e pestë dhe atë final, shtesa foli për vajzat bardheblu që fituan 13-10, për rezultatin final 90-87.

Nga ana tjetër, në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" u luajt derbi i meshkujve. Tirana fitoi 73-76 kundër Partizanit. Çerku i parë u mbyll 16-17, ndërsa i dyti 22-20. Pjesa e dytë nisi 18-16 për të kuqtë, ndërsa në periodën e katërt dhe të fundit Tirana fitoi 17-23, për rezultatin final 73-76. Duket se e shtuna ka qenë bardheblu në basketboll, me Tiranën që mund kështu Partizanin në parket.

Derbi i meshkujve

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?