Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë

Basketboll/ Dramë në Vlorë, Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë në sekondën e fundit! Partizani proteston dhe refuzon medaljet (VIDEO)

19 Janar, 11:34| Përditesimi: 19 Janar, 11:35

  • Share

Flamurtari është fituesi i Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Ndeshja finale e zhvilluar në Pallatin e Sportit "Flamurtari" në Vlorë u vendos në sekondën e fundit, me vlonjatet që fituan 80-79 kundër vajzave të Partizanit.

Një sekondë para fundit të sfidës, Partizani ishte me një pikë para, por u desh aksioni i fundit dhe një hutim i vajzave të kuqe që vlonjatet të shënonin një dypikësh të fundit dhe të kalonin 80-79.

Për të dytin sezon radhazi, Flamurtari i vajzave në basketboll mposht me një pikë diferencë Partizanin dhe shpallet fituese e Kupës. 16-24, 20-18, 25-19 dhe 19-18, këto ishin pikët për secilin set.

Në fundin e duelit, Partizani nuk ishte pjesë e ceremonisë së trofeut, duke u larguar në shenjë proteste, pasi ekipi nga Tirana pretendoi për një faull në aksionin e fundit, ku u shënua pika e fitores për Flamurtarin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?