Foto ilustruese nga 'Farie Hoti'

Basketboll/ Besëlidhja mund Teutën dhe kryeson tabelën, Tirana fiton me diferencë në Shkodër

6 Mars 2023, 11:28| Përditesimi: 6 Mars 2023, 11:30

  • Share

Superliga në basketboll për meshkuj ka zhvilluar në fundjavë dy ndeshjet e mbetura për javën e 14-të të kampionatit. Besëlidhja ka fituar 75-67 kundër Teutës duke vijuar kryesimin e tabelës, ndërsa Tirana ka fituar me diferencë 88-121 kundër Vllaznisë në Shkodër.

Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", Besëlidhja ia doli të fitojë 75-67 kundër Teutës. Lezhjanët treguan edhe në këtë duel se ardhja nga Kategoria e Parë si kampion i ka dhënë një tjetër hov kampionatit të basketbollit, me Besëlidhjen që kryeson klasifikimin me 25 pikë, një më shumë se Teuta.

Në "Qazim Dervishi" në Shkodër, Vllaznia vendase humbi thellë 88-121 me Tiranën. Kryeqytetasit e Karaj kanë treguar nivel të lartë loje, duke lënë në fundin e renditjes kuqeblutë. Nga ana tjetër, bardheblutë me 21 pikë mbajnë vendin e katërt.

Rezultatet:

Besëlidhja 75-67 Teuta

Vllaznia 88-121 Tirana

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?