Besëlidhja e basketbollit

Basketboll/ Besëlidhja merr fitoren e 12-të radhazi, Partizani 'i merr frymën' Skënderbeut! Luhen katër ndeshje në Superligë

3 Shkurt, 22:00| Përditesimi: 3 Shkurt, 22:01

  • Share

Superliga shqiptare në basketboll për meshkuj është në javën e 12-të, teksa deri tani janë luajtur katër sfida. Fitore bindëse për Besëlidhjen, Partizanin, Elbasanin dhe Apoloninë.

Kryesuesit e renditjes, Besëlidhja nuk ndalen në kampionat. Lezhjanët kanë marrë fitoren e 12-te rradhazi në po kaq ndeshje të luajtura. Këtë herë triumfuan pa shumë vështiresi ndaj ekipit të vendit të dytë, Kamzës ,me rezultatin 61-86.

Gjithçka është bërë e lehte që në 10 minuteshin e parë të ndeshjes, i cili u mbyll me avantazhin 28-12 në favor të lezhjanëve, epërsi që vijoi edhe në periodat e tjera.

Kësisoj i gjithë takimi do të fitohej nga Besëlidhja me rezultatin e përgjithshëm 61-86. Tanimë lezhjanët janë në krye me 24 pikë.

Superliga e meshkujve në basketboll:

Kamza 61-86 Besëlidhja

Partizani 117-83 Skënderbeu

Fieri 78-85 Elbasani

Teuta 78-83 Apolonia

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?