Tirana vs Kamza

Basketboll/ Besëlidhja dominon Partizanin, Tirana kalon Kamzën! Mësohet finalja e Kupës së Shqipërisë

28 Shtator 2023, 13:03| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 13:04

  • Share

Basketbolli elitar në Shqipëri ka nisur sezonin e ri. Në Pallatin e Sportit "Dhimitraq Goga" në Durrës u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për meshkuj, me finalen e madhe që do luhet mes Besëlidhjes dhe Tiranës, të dielën në 17:00.

Në gjysmëfinalen e parë, Besëlidhja fitoi 108 - 66 kundër Partizanit. Lezhjanët dominuan takimin dhe nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren, duke qenë pretendentë për sezonin e ri në basketboll.

Në parket, djemtë e Afrim Bilalit dominuan 28-13, 26-12, 22-21 dhe 32-20, me katër periodat që folën për ta. Më i miri me 32 pikë ishte Charles Blake i Besëlidhjes, ndërsa te Partizani 15 pikë shënoi Samuel Skendaj.

Në ndeshjen tjetër, Tirana mundi 91-89 Kamzën, në një ndeshje të fortë që u vendos nga vetëm dy pikë. Ne çerekun e parë dhe atë të dytë ishin kamzalinjtë që fituan 16-21 dhe 22-24. Në pjesën e dytë skuadra bardheblu përmbysi duke mbyllur periodat 19-25 dhe 34-19.

Të diel në Pallatin e Sportit "Dhimitraq Goga" do luhet finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll mes Besëlidhjes dhe Tiranës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?