Foto ilustruese

Basketboll/ Besëlidhja dhjetë fitore në kaq ndeshje, triumfon bindshëm kundër Tiranës

16 Dhjetor 2023, 19:22| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 19:23

  • Share

Besëlidhja në basketboll për meshkuj ka mundur edhe Tiranën kampione në fuqi dhe e mbyll fazën e parë të kampionatit me 10 fitore në po kaq ndeshje të luajtura.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” të kryeqytetit, basketbollistët lezhjanë fituan me rezultatin 88-96 ndaj bardhebluve. Dy periodat e para kanë qenë shumë të barabarta dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet.

Çereku i parë është mbyllur 20-20, ndërsa i dyti 22-22 dhe dy ekipet kanë shkuar në pushim ashtu siç e kanë filluar lojën, pa asnjë epërsi ndaj kundërshtarit. Diferencën Besëlidhja do e bënte në perioden e tretë që u fitua 31-15 dhe ndonëse Tirana reagoi në të katërtën duke e fituar 31-23, kjo ka qenë e pamjaftueshme për të permbysur shifrat dhe ne fund djemtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali kanë fituar 88-96.

Për lezhjanët më i miri ka qenë Philbert Ualton Ueekes me 25 pikë të shënuara, i ndjekur nga Julian Hamati me 21, Eldi Hysa me 17, Blake Charles Marquardt 12 dhe shkodrani Robert Shestani me 11 pikë.

Besëlidhja e mbyll fazën e parë me 20 pikë të plota duke e kryesuar e vetme renditjen e kampionatit.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?