Bashkim Kopliku: Bravo ne shqiptarët, po ndihmojmë italianët

29 Mars 2020, 19:56| Përditesimi: 29 Mars 2020, 19:57

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm në 1992 në qeverinë Meksi, Bashkim Kopliku vlerëson vendimin e qeverisë shqiptare për të dërguar mjekë në Itali në këtë periudhë të vështirë në luftën kundër koronavirusit.

"Kanë folur shumë për 30 mjekët e infermierët që Shqipëria dërgoi në Itali, dhe nuk shtoj gjë po mburra dhe unë këtë gjest burrërorë që bëmë. Por, ia vlen të sjell këtu, një komenti nga fb, i para një viti, që është për ata që fatkeqësisht janë ngrysur nga kjo burrëria jonë e sotme.

Ja komenti im i dt. 27.03.2019, ora 06:00:

Një mik imi kritikoi Italinë...., e fatkeqësisht nuk është i vetëm

Mendova ta ripostoj këtu në krye, përgjigjen time, si shenjë respekti për italianët e Italinë:

Komunizmin e prumë dhe e mbajtëm vetë ne shqiptarët, nuk na e prunë me dhunë as italianët as të tjerët...

Raketat sovjetike e nëndetëset e traktatit të Varshavës, të destinuara në radhë të parë kundër Italisë i kishim ne shqiptarët, bile me mburrja tip "shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut"...

Spiunët maoistë për shembjen e qytetërimit perëndimor italian, i dërgonim e i mbanim nga Shqipëria, ne shqiptarët...

Qendra-mijëra refugjatët tanë të uritur e të llahtarisur nga shkatërrimi i Vendit të vet, Shqipërisë. në 1991 i pritën e i strehuan, e u dhanë mundësi që sot të jenë nënshtetas të një prej vendeve më të nderuara e të shquara të botës, Italisë, po italianët...

Këtë e kanë bërë italianët me ne që në kohën e Skënderbeut, me arbëreshët...

Ne jemi vëllezër me italianët, atje jetojnë pothuaj gjysmë milioni shqiptarë....

E natyrisht, edhe në mes vëllezërve ka nganjëherë mospërputhje, gjë që është normale, e natyrshme....

MIK, të rrimë shtrembër e të flasim drejtë: kemi pasur fat që kemi kaq afër kë të vend të mrekullueshëm, Italinë' shkruan ai.

Komento

Komente

  • RRESPEKT: 29/03/2020 23:29

    Bashkim Kopliku burr i vërtet i doli qenit kriminel malok salhe kundra para shum viteve njeri me shum karakter. RRESPEKT BASHKIM KOPLIKU.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?