Stadiumi "Loro Borici"

Bashkia Shkodër kërkon “Loro Boriçin”, FSHF nuk ka dorëzuar aktin e kolaudimit

22 Gusht 2018, 14:36| Përditesimi: 22 Gusht 2018, 14:43

  • Share

Pas rikonstruksionit dhe mbajtjes tre vjet në administrim nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër do t’i rikthehet bashkisë së këtij qyteti. Mirëpo institucioni i qeverisjes vendore në Shkodër nuk e merr në dorëzim impiantin e rikonstruktuar të futbollit nga Federata.

Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Shkodrës, zyrtarë të bashkisë kanë njoftuar anëtarët e këshillit se stadiumi nuk është marrë ende në dorëzim për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Pas përfundimit të kontratës tre vjeçare mes bashkisë Shkodër dhe FSHF-s, ku kjo e fundit kishte administrimin e stadiumit, ka pasur diskutime rreth vijimsisë së menaxhimit të “Loro Boriçit”.

Federata i ka propozuar bashkisë së Shkodrës dy variante për menaxhimin e stadiumit. Së pari, varianti kur bashkia dhe federata janë në bashkëpronësi. Dhe së dyti, variantin që Bashkia Shkodër ka kontrollin e plotë.

Në qytetin verior duan që stadiumin ta kenë në pronësi të plotë, por i kanë kërkuar Federatës dokumentacion shtesë për këtë. Kështu, që të kryhet dorëzimi, duhet që Federata Shqiptare e Futbollit të dorëzojë në Bashkinë Shkodër lejen e ndërtimit të stadiumit dhe aktin e kolaudimit të tij, dy dokumenta të cilat duket se mbajnë peng gjithë procesin e transferimit të stadiumit.

Ndërkohë, ende mbetet e paqartë ku do t’i luajë ndeshjet ekipi i Vllaznisë pas rënies në Kategorinë e Parë, teksa shorti e ka vënë në javën e parë ndaj Korabit në shtëpi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?