Bashkia rrit tarifën e stacioneve të plazhit në Shëngjin, Ndreu: Stacionet e plazheve 100 lekë më tepër për m2, shkak çmimet e hotelerive

28 Shkurt 2022, 18:49| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 18:58

  • Share

Shfrytëzimi i rërës për plazh do t’u kushtojë më shtrenjtë bizneseve të turizmit në bregdetin e Shëngjinit dhe Tales. Këtë vit Bashkia e Lezhës ka rritur çmimin me 100 lek për metër katror, ndërsa interesi për aplikimet është i ulët.

Sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu ky vendim shkon paralel me rritjen e çmimeve nga hoteleritë, veçanërisht për shezlongët, çka është reflektuar edhe në tarifën e stacioneve të plazhit.

“Çmimi i stacioneve të plazhit është rritur me 1 mijë lekë. Kur erdhëm e gjetëm 5 mijë-6 mijë. Këtë vit e rritëm me 1 mijë lekë për arsye të rritjes së çmimeve që kanë bërë hoteleritë, edhe për shezlonget”, tha Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga mbyllja e aplikimeve për stacione plazhi, deri më tani kanë aplikuar 64 subjekte, nga 520 stacione të përcaktuara gjithsej.

“Nga 520 stacione të përcaktuara, shumica nuk aplikohen. Domethënë ngelin një sasi e madhe bosh. Jo e kam hotelin para, jo e kam tokën mbrapa, ne si bashki nuk duam që ta dimë”, përfundoi Ndreu.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?