Bashkia përfiton nga karantina e fundjavës, dezinfekton tregun në Tiranë

18 Prill 2020, 13:19| Përditesimi: 18 Prill 2020, 13:20

  • Share

Bashkia e Tiranës ka përfituar nga karantina totale e fundjavës për të bërë dezinfektimin e tregjeve të kryeqytetit. Ndërkohë që qytetarët qëndrojnë në shtëpi prej të premtes në orën 17.30 punonjësit e bashkisë kanë bërë të gjithë dezinfektimin e ambienteve të tregut te lulishte “Çajupi" në Njësinë nr. 5.

Dezinfektimi është bërë në të gjitha ambientet e tregut për të minimizuar rrezikun nga Covid-19 në mënyrë që të hënën kur të fillojë lëvizja, banorët e kësaj njësie të jenë sa më të sigurt kur të shkojnë për të bërë blerjet e ditës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?