Ekipet e Bashkisë Tiranë në ndihmë të afganëve në Qytetin Studenti

Kronikë

Bashkia në terren për sistemimin e qytetarëve afganë të strehuar në Tiranë! Veliaj: Kanë shpresa dhe ambicie si tonat

29 Gusht 2021, 22:32| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 22:34

  • Share

Ardhja e refugjatëve afganë në Tiranë ka mobilizuar ekipet e Bashkisë të cilat po kujdesen për sistemimin e tyre në godinat e Qytetit Studenti ku ata janë vendosur përkohësisht.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falenderuar grupet e organizuara në terren për t’ua bërë sa më të lehtë qëndrimin familjeve që do qëndrojnë në kryeqytet, teksa kujton dhe shprehjen e famshme të shkrimtarit të njohur me origjinë afgane Khaled Hossein, “refugjatët janë prindër, motra, vëllezër dhe fëmijë me të njëjtat shpresa dhe ambicie si tonat.”

“Qyteti i Tiranës i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të mirëpritur refugjatët afganë. Ekipet tona janë duke punuar ditë natë derisa të strehohen të gjithë,” shprehet përmes një statusi në rrjetet sociale kreu i Bashkisë Erion Veliaj.

Deri më tani, totali i qytetarëve afganë të mbërritur në Shqipëri është 475 vetë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?