Bashkia në Gjirokastër i vë flakën plehrave në vendgrumbullim, policët bashkiakë pengojnë Report Tv të filmojë (VIDEO)

9 Gusht 2022, 13:13| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 18:06

  • Share

GJIROKASTËR- Punonjësit e bashkisë i kanë vënë flakën disa mbetjeve në qendrën e re të përpunimit të plehrave në Gjirokastër. Pasi korrespondenti i Report Tv, Piro Nase konstatoi rastin dhe mbërriti në vendngjarje, grupi i xhirimit nuk është lejuar nga punonjësit të filmojë në vendngjarje. Pas disa orësh, është shuar zjarri ndërsa Bashkia Gjirokastër njofton se mbetjeve të dy ditëve i është vënë qëllimisht flaka nga një person, ndërkohë me këtë çështje po merren organet ligjzbatuese.

Fusha e mbetjeve është investim i Gjermanisë dhe është përuruar para 3 muajve. Kujtojmë se nga data 2 korrik, mbetjet urbane të 7  bashkive të qarkut të Gjirokastrës grumbullohen dhe përpunohen në landfillin e ri që po ndërtohet në Bajkaj të Delvinës me fonde të BE-së. Kjo fushë mbetjesh pritej t'i jepte zgjidhje hot spoteve të denoncuara nga Report Tv, kryesisht me pirgjet e plehrave në lumin Vjosë. Me një fond prej 13 milionë lekë financim të qeverisë gjermane është kryer rehabilitimi i vend-depozitimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Gjirokastrës.

Plani i menaxhimit te mbetjeve parashikonte që pas hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë, mbetjet e 7 bashkive të depozitohen në landfillin e ri.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plonc-rrezuari: 09/08/2022 15:49

    Barku i ketij policit i shpjegon te gjitha

    Përgjigju
  • Meri: 09/08/2022 13:52

    Ca rendesie ka se u filmua apo jo?,keta nuk jan te ndergjegjeshem per c'far po bejne.Po helmojne ajri dhe token ku jetojne e ushqehen.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/08/2022 13:18

    Tani pritet qe Mirela Kumbaro Furxhi , alias Pika e Vockel e Butrintit, ta gjobise krytarin e bashkise Gjirokaster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?