Bashkia mbyll parashkollorin në Shkodër, prindërit në protestë: S’kemi mundësi për privat (VIDEO)

5 Nëntor 2020, 12:44| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 13:00

  • Share

Mbyllja e parashkollorit në shkollën "Ndoc Mazi" në qytetin e Shkodrës ka nxjerrë prindërit në protestë.  Të revoltuar ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë sqarim nga Bashkia e Shkodrës dhe drejtoria Arsimore për mbylljen e klasës në mes të vitit shkollor.

“Asnjë sqarim. Vetëm kur kemi sjellë fëmijën prej dore. Ja ku i kemi. Na kanë thënë do i çoni filan ven, me detyrim. Vetë me qenë skllevër, jo Shqiptar”, u shpreh një qytetar. 

“Absolutisht asnjë sqarim, asnjë gjë. Jemi shumë të kënaqur me mësuesen. Nuk është se nuk ka fëmijë. Nuk është se nuk ka nxënës. Ka 22 fëmijë grupi i parë. Nëse do mbylle grupin e parë, logjikisht duhet të mbyllë shkollën. Nëse mbyllet grupi i parë, mbyllet i dyti., mbyllet klasa e parë e mbyllet tanë shkolla. Çarë qëllimi kanë”, tha një tjetër. 

Ata kërkojnë rikthimin e edukatores që është transferuar pak ditë më parë nga kjo shkollë.

“Ne fëmijët i kemi grupuar këtu se e kemi fill 100 metra, 200 larg shtëpisë. Se ku është halli nuk e dimë. Mësuesen na e kanë hequr. Me mësuesen nuk kemi asnjë problem”, tha një qytetar.

“Ne i kemi fëmijët këtu. E kemi shtëpinë këtu. Kopshtet tjera janë me pagesë. Disa kanë mundësi, disa nuk kanë mundësi me pagujt. Unë si pind i kërkojmë kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi për mos me na mbyll kopshtin dhe të na sjellë edukatoren që ka qenë këtu”, u shpreh një prind.

Kopshti i shkollës “Ndoc Mazi” mbyllet nga Bashkia e Shkodrës  pas 55 vitesh duke lënë pa mësim dhjetëra fëmijë të moshës 6-vjeçare.

1604576727_Screenshot3.jpg

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?