Kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu

Lezha urdhër bizneseve: Pa maska dhe nëse nuk ruhet distanca mos shërbeni, ose ju mbyllim aktivitetin

23 Mars 2020, 19:57| Përditesimi: 23 Mars 2020, 20:04

  • Share

LEZHE-Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu përmes një urdhri u kërkon të gjitha bizneseve që janë hapur në këto kohë emergjence që nëse nuk ruhet distanca prej 1 metër nga çdo person të mos shërbehet. Gjithashtu, në urdhër kërkohet që çdo person që shërben, apo që kërkon shërbim të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse.

Bashkia Lezhë thotë se nisur nga problemet e vërejtura në mosrespektimin e masave shtrënguese tërheq vëmendjen dhe urdhëron të gjitha njësitë tregtare, bankat, farmacitë dhe çdo njësi tjetër shërbim të marrin katër masa urgjente.

"Te mos shërbehet nëse nuk ruhet distanca prej 1 metër nga çdo person që kërkon shërbim deri në respektim e distancave sociale. Çdo person që shërben, apo që kërkon shërbim të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse. Në të kundërt të mos jepet shërbim për personat që nuk e zbatojnë deri në marrjen e masave mbrojtëse.

Të mos lejohen grumbullime njerëzish sidomos e vëne re kjo ne njësite tregtare fruta-perime ku as shitësit dhe as blerësit rezultojnë që nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse duke lejuar grumbullime të rrezikshme në kundërshtim me rregullat e vendosura nga qeveria. Në raste të mos zbatimit të rregullave të vendosura nga qeveria do penalizohen nga ana e policisë së rendit dhe asaj bashkiake me gjoba, dhe për përsëritësit deri në bllokim të aktivitetit duke e konsideruar rrezik për komunitetin" mbyllet njoftimi.

Udhëzimi i Bashkisë Lezhë

Komento

Komente

  • Populli: 24/03/2020 14:21

    Ky esht pukjan dhe ska lidhje me lezhen kshu qe dergonje ne puke kte pukjan te marr se vetem prej budallikut te pukjaneve esht quajt kodi puke me shume shifra hahahahha

    Përgjigju
  • Shaban: 23/03/2020 21:42

    Urdheri eshte shume i mire por a ka ne farmaci mjaftueshem maska / doreza per te gjithe? Dhe a kane mundesi financiare te gjithe qe te pajisen me maska dhe doreza? Disa mjeke qe dalin ne media thone qe maskat dhe dorezat nuk ndihmoje aq sa higjena dhe distanca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?