Foto ilustruese

Bashkia Lezhë apel qytetarëve: Sot në mesnatë pritet furtunë e përmbytje, shërbimet përkatëse do jenë në gatishmëri

29 Gusht 2023, 15:59| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 16:02

  • Share

Bashkia Lezhë u ka bërë apel sërish qytetarëve për motin e keq. Bashkia njofton se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do të ketë furtunë e përmbytje.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje,

si pasojë e sasisë së lartë të shiut.

Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë

do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: 

+355 68 331 2049.”- thuhet në njoftimin e bashkisë.

Të dhënat nga Shërbimi Meteorologjik

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?