Bashkia Kukës fal për 5 muaj taksën për hapësirën publike, lehtësime edhe për biznesin e vogël

22 Prill 2020, 13:00| Përditesimi: 22 Prill 2020, 13:02

  • Share

Për shkak se izolimi nga koronavirusi ka sjellë vështirësi të shumta për biznesin, Këshilli Bashkiak I Kukësit në mbledhjen  e sotme online të radhës ka miratuar faljen e taksave vendore për 5 muaj për hapësirën publike dhe shtyrjen e disa taksave për biznesin e vogël deri me 20 qershor të këtij viti.

Taksa vendore për hapësirat publike do të paguhet vetëm për 7 muaj në territorin e Kukësit. Propozimi është bërë nga kreu i Bashkisë së Kukësit që sipas Drejtorit të Kabinetit Granit Gjana do të sjell lehtësimin e biznesit të vogël në këtë situatë emergjente shëndetësore e sociale. Gjithashtu bashkia ka vijuar mbështetjen për familjet në nevoje, të cilat janë në vështirësi të shumta ekonomike.

"Bashkia e Kukësit ka qenë në një situatë shumë të vështirë këto kohë dhe ka bërë maksimumin e mundshëm me të gjithë burimet, resurset, donatorët, për të kaluar këtë situatë. Janë ndihmuar mbi 3000 familje.

Gjithashtu në kaudër të masave në situatën ku ne ndodhemi bashkia e Kukësit ka marrë edhe dy projektvendime përsa i përket taksave dhe tarifave vendore. Një projektvendim lidhet me shtyrjen e vendimeve vendore, që janë taksat për biznesin e vogël deri me datën 20 qershor. Deri në këtë datë nuk do të ketë penalitete për shlyerjen e tyre. Një projektvendim tjetër lidhet me afatin e përllogaritjes së tarifës për hapësirën publike. Hapsira publike nuk do paguhet për 12 muaj por vetëm për 7 muaj,"-shprehet Granit Gjana, drejtori i kabinetit të kryetarit të bashkisë Kukës.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak  janë miratuar edhe familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri  6% nga të ardhurat e bashkisë për muajin mars. Kohë më parë Këshilli Bashkiak i Kukësit ka miratuar fondin e emergjencës civile me vlere 30 milionë leke te vjetra për dhënien e ndihmave familjeve me në nevojë që nuk mund të përballojnë ekonomikisht jetesën për shkak të situatës së emergjencës shëndetësore të COVID 19.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?