Bashkia Kuçovë nuk asfalton rrugën, banorët e Velagoshtit në protestë: Hajdari na e premtoi para një viti, tani fshihet

14 Shkurt, 18:41| Përditesimi: 14 Shkurt, 19:49

  • Share

Dhjetëra banorë të fshatit Velagosht protestuan këtë të mërkurë përpara bashkisë së Kuçovës, duke kërkuar asfaltimin e rrugës me gjatësi 7 kilometra. Rruga e fshatit ka 30 vite pa asnjë ndërhyrje ndaj ka degraduar plotësisht siç shihet dhe në pamjet e Report TV.

Mungesa e infrastrukturës po i dëmton ekonomikisht pasi banorët e Velagoshtit nuk mund të nxjerrin në treg prodhimet bujqësore dhe ullinjte.

“Duam rrugë! Jemi mbledhur disa here dhe nuk na merr njeri në konsideratë. Në rruga ka 30 vite që nuk është vënë dorë, është krejtësisht me gropa dhe baltë. Ne kemi 200 mijë rrënjë banor, gjithë fshati. Doja të bëja spërkatjen e ullinjve dhe nuk hynte dot zetori”. 

Problematikë për ta është edhe rruga drejt varrezave.

“Ne të vdekurit i transportojmë në krah se s’ka rrugë për makinat”, tha një tjeter banor.

Asfaltimi i rrugës 7 kilometra nga Kuçova deri në qendër të fshatit u është premtuar çdo fushatë elektorale por nuk është mbajtur nga të zgjedhurit vendor.

Me kryetarin e bashkisë kishim rënë dakord se na premtoi para një viti, por kryetari sot nuk na përgjgjet për asgjë. Ka ardhur në fshat, na ka premtuar dhe ka thënë do e asfaltojmë. Dhe asgjë nuk ka bërë dhe tani fshihet në zyrë. Rruga gjithsej është 7 kilometra, por vetem 2 kilometra është segmenti që nuk futen do makinat.

Protestuesit kerkuan të takojnë kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, por nuk gjendej në zyrë. Punonjës të bashkisë u komunikuan banorëve se rruga e Velagoshtit nuk është në projektet e investimeve per 2024-ën. Në këto kushte banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestat.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 15/02/2024 09:30

    Bravo, keshtu duhet te behen gjerat, duke u ngritur bashke per te drejtat tuaja, pa pritur partite politike t'ju organizojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?