Bashkia e Vlorës në panairin e Leçes, Dritan Leli: Stenda jonë, një ndër më të vizituarat. Italianët të vizitojnë qytetin

24 Shkurt 2020, 20:02| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 20:17

  • Share

Bashkia e Vlorës ka marrë pjesë në Panairin 'Biznes-turizëm dhe menaxhim' që u mbaj prej tre ditës në qytetin Italian të Leçes. Kryebashkiaku Dritan Leli i ka bërë ftesë italianëve të vizitojnë qytetin shqiptar përtej detit. Stenda e bashkisë së Vlorës ka qenë dhe një ndër më të vizituarat e panairit të zhvilluar në ambientet stadiumit të Leçes.

Stenda e Bashkisë së Vlorës ka qenë dhe një ndër më të vizituarat e panairit 'Biznes-turizem dhe menaxhim'  të zhvilluar në ambientet stadiumit të Leçes në Itali, ku vizitorë ishin italianë dhe shqiptarë që jetojnë në Itali. Në panairin që zhvillohet prej 3-ditësh kanë qenë pjesëmarrëse me Bashkinë e Vlorës dhe 8 operatorë turistikë të qytetit.

Në ditën e tretë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka pritur në stendën e bashkisë ministren e agrikulturës italiane Tereza Belanova dhe kryebashkiakun e Leçes Carlo Salvemini. Leli i ka bërë ftesë italianëve të vizitojnë qytetin shqiptar përtej detit.

"Më shumë vizitorë seç prisnim, vetë prezenca e personaliteteve që ishin këtu dhe që treguan interes për stendën e Vlorës në fund justifikojnë të tërën. Kemi shumë për të thënë, Vlora ka shumë për të thënë, që te atraksionet përveç natyrës por edhe kulturës, që qyteti i Vlorës ka me shumicë. Të gjitha investimet që janë bërë do rrisin paketën turistike të Vlorës. Shpresoj që në mars të kemi një fitues për procedurën për aeroportin e Vlorës, sepse aeroporti do të shndërroj Vlorën në një brand ndërkombëtar", tha Dritan Leli

Bashkia e Vlorës ishte e vetme nga vendet e huaja në panairin e Leçes. Në stendat e së cilës posterat flisnin me foto të zonës historike, të me broshura dhe produkte tipike, veçanërisht verë dhe raki shqiptare, ndërsa operatorët turistike ofruan mundësitë e tyre akomuduese për kompanite italiane të turizmit. Ndërkohe qyteti bregdetar i Vlorës regjistroi në vitin 2019  një fluks  të madh të turistëve italiane.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?