Nagip Arifi dhe Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës jep 550 mijë euro për ndërtimin e një palestre në Bujanoc, kryetari i Komunës: Së shpejti do hapet tenderi

25 Janar, 21:11| Përditesimi: 25 Janar, 21:14

  • Share

Bashkia e Tiranës i ka dhënë qytetit jugor serb të Bujanocit më shumë se gjysmë milioni euro për të ndërtuar një palestër në një shkollë fillore.

Pagesa është konfirmuar nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, raportojnë mediat lokale.

Bujanoci ka një popullsi të madhe etnike shqiptare.

“Qyteti i Tiranës, pra kryetari Erion Veliaj i ka transferuar 550 mijë euro komunës së Bujanocit për të ndërtuar një palestër. Faleminderit Tiranë”,- tha Arifi duke shtuar se për projektin do të shpallet tender.

Ndërkohë vetë komuna e Bujanocit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se “Bashkia e Tiranës ka kryer sot pagesën prej 550.000 eurove të dedikuara për ndërtimin e palestrës sportive në shkollën fillore ”Naim Frashëri” në Bujanoc.  

Sipas Arifit, procedura e tenderimit pritet të fillojë shumë shpejt, me qëllim që nxënësit e shkollës fillore ”Naim Frashëri” të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë palestër sportive”.

Kujtojmë që Veliaj ia premtoi paratë kryetarit të Kuvendit të qytetit të Bujanocit, Enver Ramadanit, tetorin e kaluar.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?