Bashkia e Elbasanit krijon kushtet higjieno-sanitare, rihapet pas një muaji tregu i fruta-perimeve

16 Prill 2020, 14:16| Përditesimi: 16 Prill 2020, 14:37

  • Share

Bashkia e Elbasanit ka rihapur pas 1 muaji tregun e fruta-perimeve të mbyllur në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së covid 19. Mbyllja u bë pas masave të kërkuara për krijimin e kushteve të higjienës në të gjitha tregjet. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja së bashku me prefektin e qarkut Maksim Malaj inspektuan funksionimin e tregut të fruta perimeve që nisi funksionimin e tij.

Teksa verifikoi zbatimin e rregullave të reja në këtë treg Llatja bisedoi edhe me tregtarët duke kërkuar ndjesë për masat ekstreme të cilat shkaktuan pezullimin e punës për pak kohë, por e gjitha kjo, tha ai, është bërë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe vetë tregtarëve. Tregu funksionon me një hyrje dhe një dalje të ndara nga njëra tjetra dhe me sinjalistikë të përcaktuar sipas drejtimit të lëvizjes.  Policia bashkiake nuk lejon hyrjen e klientëve pa maska dhe doreza. Më pas një aparaturë bën dezinfektimin e të gjithë trupit.

Në brendësi janë të përcaktuara largësia e klientëve dhe largësia e tregtarëve nga njëri tjetri. Çdo ditë pas mbylljes tregu do të dezinfektohet i gjithi. Kryetari njoftoi gjithashtu edhe rihapjen e tregjeve në lagje, pas plotësimit të kushteve higjenike të kërkuara në këtë situatë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?