Ish-kapitenit i Kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica janë tanimë prindër të dy fëmijëve, por fillimet e tyre të vështira, kritikat që futbollisti mori për shkak se u martua me një grua italiane dhe shumë detaje të tjera i ka zbuluar vetë Monica.
Bashkëshortja e futbollistit të njohur shqiptar, Lorik Cana, Monica, ka zbuluar detaje interesante nga fillimet e lidhjes së tyre në dokumentarin “Lorik”, i cili iu kushtua kapitenit legjendar.
Monica, nënë e dy fëmijëve ka ndarë historinë e saj të dashurisë me Lorikun, histori e cila donëse nuk i ka fillimet aq të bukura, të impresionojnë me vazhdimin dhe mbylljen, fiks si në përralla.
Duke folur për nisjen e rrugëtimit të tyre të dashurisë, Monica ka zbuluar një detaj që nuk dihej deri më tani. Ajo ka thënë se Loriku e ka lënë atë vetëm 3 muaj pas njohjes, pasi dëshironte një grua shqiptare.
“Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte një tryezë e madhe dhe unë ulem përballë. Aty ishte edhe Loriku dhe shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje. Në fund vjen kamerierja për të sjell faturën dhe më sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin. Kur shkoj në shtëpi i shkruaj: ‘Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje’. Ai nuk më tregoi se ishte futbollist, më tha se do të largohej për një javë për arsye të punës dhe do të më shkruante kur të kthehej. Ai ishte në grumbullim me Kombëtaren,”- tregon fillimisht në dokumentar bashkëshortja e Canës.
Monica ka treguar dhe momentin vështir të lidhjes së tyre kur Loriku i ka kërkuar që të ndaheshin për shkak se Cana dëshironte një grua shqiptare.
M.T/ReportTv.al“Kemi dalë pasi është kthyer dhe pas tre muajsh më la. Më la sepse e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq sepse më la thjesht për faktin që isha italiane dhe se isha dikush thjesht për ta kaluar kohën. I thashë: ‘Në rregull, paç fat’. Disa kohë më vonë ndodhesha në një servis dhe e dëgjoj një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan dhe më thotë jo. I them se mund të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish për të mos u ndarë më”, tregon bashkëshortja e Canës.