Bashkëpunëtori i nxori blof në Shkodër, Rama ironizon Bashën dhe Ademin: Kur do të gënjesh në bashkëpunim! Gjumë Jo Punë

10 Janar 2021, 16:04| Përditesimi: 10 Janar 2021, 16:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha i cili gjatë vizitës së fundit në zonat e përmbytura në Shkodër u nxor blof nga bashkëpunëtorët e tij.

Në video Basha thotë se mungon energjia elektrike, ndërsa bashkëpunëtori i tij thotë se "drita ka pasur". Kur pyet për mjetet e ushtrisë në dispozicion, kryebashkiakja Voltana Ademi thotë "1", ndërsa bashkëpunëtori i saj thotë "2".

Për këtë arsye, Rama ka bërë ironi duke thënë: “Kur do të gënjesh në bashkëpunim. Gjumë Jo Punë”, nënvizon Rama.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?