Natasha dhe i biri

Bashkë me të birin shfrytëzonin nipin për të sharë në TikTok, Gjykata e Beratit lë në burg Natasha Rombulën

9 Prill, 16:11| Përditesimi: 9 Prill, 16:15

  • Share

Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisdiksionit Berat rivlerësim të masës, që u krye ditën e sotme.

Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën e Tik-Tikot kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë.

Me gjithë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar "të ligjshëm" arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg".

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut, për disa video të shpërndara në rrjetin social TikTok, ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10-vjeç të shajë me fjalë banale, për të përfituar vlera monetare.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?