Basha-Ramës: Vëri gishtin kokës, planin tim me 5 pika e ke gatit, jepu lekët qytetarëve, përndryshe do mbash përgjegjësi penale

10 Tetor 2020, 12:37| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 13:15

  • Share

Kreu I PD-së Luzlim Basha tha se Rama dhe kushdo tjetër do të mbajë përgjegjësi penale kur ai të vijë në pushtet pasi po abuzon me lekët e shqiptarëve duke ia dhënë oligarkëve në kohën ku qytetarët kanë më shumë nevojë se kurrë. Ai tha se planin ekonomik me 5 pika e ka gati, dhe se gjithçka që duhet të bëjë Rama është ta zbatojë.

" Do mbajë përgjegjësi penale dhe nesër nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm një problem për qytetarët edhe përgjegjësi politike e këtyre që dhe për 6 muaj janë në qeverisje. Kjo do të ndiqet si përgjegjësi penale pasi të marrësh lekët e qytetarëve në kohën kur ata kanë më shumë nevojë nuk është thjeshtë abuzim apo keqmenaxhim, por krim i rëndë. Prandaj Rama  t'i vërë gishtin kokës, planin me 5 pika e ka gati ta zbatojë, të ndalë menjëherë pagesat korruptive dhe paratë t'i çojë urgjentisht te njerëzi në nevojë", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha akuza Ramës: Paratë i ke për kriminelë e Fierit dhe Tiranës, je i lidhur me anëtarin e bandës së Lushnjes


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?