Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama

Basha 'zgjohet' dhe sulmon me Covid: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, kapacitetet shëndetësore drejt kolapsit

2 Nëntor 2020, 09:42| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 10:33

  • Share

1604306778_basha.jpeg

Kreu i PD Lulzim Basha e ka nisur javën sërish me një sulm ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e  akuzon se i ka dalë nga duart situata e pandemisë.

Situata e të sëmurëve me Covid po rritet thotë Basha, ndërsa shton se kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit.

"Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura", shkruan ai,

Teksa akuzon Ramën se i ka dalë jashtë kontrollit situata e pandemisë, bën apel që të rriten testimet.

"Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve", thekson më tej kreu demokrat.


Lajmi kryesor:

Basha-Rama replika në distancë për COVID-in! Kreu i PD: Dhe sa njerëz do vdesin për fajin tënd! Kryeministri: Ti s'ndalon as aleaten tënde në fushatën e saj për përhapjen e virusit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?